Kepi i Gjelbër me tjetër rezultat të shkëlqyer, barazon me Uruguain

Kepi i Gjelbër ishte autsajder i plotë i Botërorit të futbollit. Por po del të jetë befasi e madhe. Edhe pas ndeshjes së dytë në Grupin H, Kepi i Gjelbër mbetet i pamposhtur. 
Pasi e ndali në barazim pa gola Spanjën, Kepi i Gjelbër mbeti i pamposhtur edhe ndaj Uruguait. Por përfaqësuesja e ishujve të vegjël afrikanë ia doli të shënoi dy gola në ndeshjen e luajtur në orët e para të së hënës.

Ndeshja në Miami përfundoi 2:2. Kevin Pina e shënoi golin e parë për Kepin e Gjelbër në minutën e 21-të.
Maximiliano Araujo barazoi në 1:1 në minutën e 44-t, kurse në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë për 2:1 në të mirë të Uruguait realizoi Agustin Canobbio.
Helio Varela realizoi në minutën e 61-të për tjetër pikë historike për Kepin e Gjelbër. Varela shënoi vetëm tre minuta pas aktivizimit.

Kjo përfaqësuese debuton në Kupën e Botës dhe tashmë është tregim suksesi.

Spanja është lidere e Grupit H me katër pikë. Uruguai dhe Kepi i Gjelbër i kanë nga dy pikë. Arabia Saudite është e fundit me një pikë.

Pra çdo gjë mbetet e hapur për xhiron e fundit.

Më 26 qershor janë ndeshjet Kepi i Gjelbër – Arabia Saudite dhe Uruguai – Spanja./koha.net

Read Previous

Petritsch: Kosova po i teston limitet e durimit të BE-së, ka nevojë për një lider që forcon mbështetjen ndërkombëtare

Read Next

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë