KEK shpall tender për furnizim me pllaka për mullinj

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur tender për furnizim me pllaka për mullinj për blloqet A3, A4 dhe A5, me vlerë të parashikuar rreth 400 mijë euro.

Kontrata do të realizohet përmes procedurës së hapur dhe do të zgjasë 120 ditë, ndërsa furnizimi parashihet të bëhet në depon e TCA-së në Obiliq.

Afati për dorëzimin e ofertave është deri më 4 maj 2026 në ora 13:00, ndërsa kriter për përzgjedhje do të jetë çmimi më i ulët.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ish-zëdhënësi i NATO-s: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO

Read Next

28 vjet nga zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Kosovë