Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të dhunës.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Graçanicë, Gjilan dhe Novobërdë.

Prishtinë 19.07.2022-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Graçanicë 19.07.2022-17:10. Eshtë arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 19.07.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Novobërdë 19.07.2022-15:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read Previous

Policia e Kosovës bën thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion

Read Next

​Kurti: Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shton përkushtimin për reforma në Ballkan