Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve.

Këto raste kanë ndodhur në komunat Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Lipjan.

Në të gjitha rastet viktima kanë qenë gratë. Në katër rastet dy persona janë dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rastet e plota sipas policisë:

Pejë 21.01.2023-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 21.01.2023-21:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prizren 23.01.2023-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan 23.01.2023-11:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read Previous

Cauchard: Nëse Serbia refuzon planin evropian për dialogun do ketë pasoja

Read Next

Raporti i Policisë së Kosovës: 59 aksidente për 24 orë