Katari uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar urim nga zëvendësemiri i Shtetit të Katarit, Abdullah bin Hamad Al Thani, me rastin e përvjetorit të 18 të Pavarësisë.

“Në mesazhet e tyre, ata kanë përcjellë urime të sinqerta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar Presidentes shëndet dhe mirëqenie, si dhe popullit të Kosovës zhvillim dhe përparim të mëtejshëm”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Osmani më tej ka thënë se me këtë urim është shprehur përkushtimi për forcimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit. /RTKlive

Read Previous

Mbeturinat mbushin edhe vendin e njohur si ish-kazerma ushtarake

Read Next

Lituania hap Konsullatën në Kosovë, vlerësohet si thellim i marrëdhënieve