Kaq miliarda kanë humbur deri tash nga lufta oligarkët rusë

Tetë personat më të pasur rusë kanë humbur mbi 38 miliardë dollarë në vitin 2022, për shkak të sanksioneve që i ka vënë Perëndimi Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

REL ka publikuar një infografikë, ku tregohet sa para ka humbur secili.

Vladimir Potanin ka humbur 5 miliardë dollarë, Leonid Mikhelson ka humbur gati 10 miliardë dollarë.

Humbje të mëdha kanë pasur edhe Alexey Mordashov dhe Vladimir Lisin. Humbjet e tyre janë mbi 6 miliardë dollarë.

Sipas kësaj infografike, Roman Abrahamovich, ka humbur gati 4 miliardë dollarë./Sinjali/Radioevropaelire/

Read Previous

SHBA dërgon 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Read Next

Pas 88 vjetësh, falet namazi i parë i teravisë në Ayasofya në Stamboll