SHBA dërgon 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

SHBA thotë se do të sigurojë 300 milionë dollarë shtesë ndihmë për mbrojtjen në Ukrainë.

Paketa më e fundit përfshin sisteme raketash të drejtuara me lazer, dronë taktikë, Humvee, syze për shikim natën, mitralozë dhe furnizime mjekësore.

Kjo do të thotë që SHBA-ja tani ka dhuruar 1.6 miliard dollarë për Kievin që nga fillimi i agresionit rus më shumë se pesë javë më parë, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë, Departamenti i Mbrojtjes tha se financimi i ri “përfaqëson fillimin e një procesi kontraktimi për të ofruar mundësi të reja për Forcat e Armatosura të Ukrainës”.

Gjithashtu të premten, Departamenti i Tregtisë i SHBA-së vendosi sanksione ndaj 120 njësive në sektorët e mbrojtjes, hapësirës ajrore dhe detare ruse dhe bjelloruse.

“Vendimi i Vladimir Putinit për të sulmuar Ukrainën e ka izoluar vendin dhe ekonominë e tij nga tregtia globale dhe veprimi i sotëm e çon më tej atë izolim”, tha Sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo. /Telegrafi/

Read Previous

Miliarda njerëz mund t’i bashkohen metaversit deri në vitin 2030

Read Next

Kaq miliarda kanë humbur deri tash nga lufta oligarkët rusë