Kapet i dyshuari për vrasjen që tronditi SHBA-në

Një 26-vjeçar akuzohet për vrasjen e shefit të kompanisë së sigurimeve në Amerikë, Brian Thompson, në New York City javën e kaluar.

Luigi Mangione u kap në Altoona të Pensilvanisë, rreth 450 kilometra larg vendit të vrasjes, pasi një klient i “McDonalds” e identifikoi.

Kur u arrestua, Mangiones iu gjet edhe një armë dhe një dorëshkrim që jepte indikacione për “motivimin dhe mentalitetin”.

Mangione më pas u paraqit në gjykatën në Pensilvani. Atij iu mohua mundësia e dorëzanisë. Pak orë më pas, iu bë e ditur se akuzohet për vrasje dhe katër vepra të tjera lidhur me armëmbajtjen.

Thompsoni 50-vjeçar u qëllua për vdekje të mërkurën e shkuar, jashtë një takimi të organizatës që e udhëhiqte. 

Sipas Policisë, bëhet fjalë për vrasje të planifikuar.

Javën e shkuar, Policia publikoi fotografitë e të dyshuarit ndërsa kapja e tij u bë krejt falë dëshmitarit./koha.net/

Read Previous

Tanket izraelite vetëm 20 kilometra larg Damaskut

Read Next

FSK dhe Ajova me plan të përbashkët për vitet 2025-2027