Kandidatët për deputet nga AAK takojnë banorët në Rekë të Keqe

Kandidatët për deputetë nga AAK kërkuan votën nga banorët e Rekës së keqe. Në këtë tubim i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Ardian Gjini i cili pohoi se  në këto zgjedhje nuk ka njeri më të denjë se Ramush Haradinaj për president.

Kandidatja për deputete, Teuta Haxhiu falënderoi të gjithë për besimin e dhënë për 4 mandate. Mes tjerash tha që jeni ju ata që me votën tuaj, bëni që unë të kem forcën për të vazhduar tutje.

Edhe Haxhi Sejdiu kandidat për deputet tha: “Zotohem para jush që si deputet i ardhshëm në Republikën e Kosovës do të ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë.”

Read Previous

Prof. Dr. Jahja Kokaj, kandidat për deputet nga LVV

Read Next

Raka: Në verë fillon vaksinimi masiv