Kancelarja, Angela Merkel sot qëndron për vizitë në Shqipëri

Kancelarja Angela Merkel do të qëndrojë sot për një vizitë në Tiranë, ku ajo do takohet fillimisht me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Temë e bisedës do të jenë çështje të politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.

Në bisedimet me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. /KP/

Read Previous

Sot mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Read Next

Mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, diskutohet situata epidemiologjike