Kamala Harris viziton Poloninë dhe Rumaninë

Zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, do të vizitojë Poloninë dhe Rumaninë javën e ardhshme – dy vende të Bashkimit Evropian, të cilat gjenden në kufi me Ukrainën dhe janë shumë pranë konfliktit që po ndodh ndërmjet Kievit dhe Moskës.

Datat e caktuara janë ato të 9-11 marsit, sipas njoftimit zyrtar nga zyra e saj e shtypit.

“Vizita e saj, do të tregojë fuqinë dhe unitetin e aleancës së NATO-s dhe SHBA-ve”, shkruhet në lajmërim. “Po ashtu, mbështetjen e NATO-s ndaj partnerëve të Evropës Lindore, të cilët preken direkt nga lufta.

Gjithashtu, kjo vizitë pritet të shfaqë edhe një mbështetje të mëtejshme për popullatën e Ukrainës, si shenjë e një bashkimi botëror për të luftuar kundër Vladimir Putinit. /Albanianpost.com

Read Previous

11 muaj në kërkim të Bedri Rexhepit, ende asnjë gjurmë

Read Next

New York Times tërheq korrespondentët nga Rusia