Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, shkroi në rrjetin “X” se pas më shumë se një viti bllokim politik, “formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues”, duke uruar kryeministrin Albin Kurti.

“Pas më shumë se një viti bllokade politike, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurtit. Ajo që ka rëndësi tani është që të veprohet me shpejtësi në zbatimin e reformave. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra milionë euro dhe për të shënuar përparim në rrugën drejt BE-së” ka shkruar ajo në X.

Sipas saj, ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE–Kosovë dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jam e gatshme të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë”, tha ajo. /RTKLive

Read Previous

​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Kadri Veselit

Read Next

Kamberi uron Kurtin për mandatin e ri, kërkon fokus në Luginën e Preshevës