Kalimi i afatit të regjistrimit të automjeteve, vozitësit gjobiten me nga 200 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon t’i gjobisë të gjithë shoferët të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se ka gjobitur disa persona për shkak se iu ka skaduar afati i regjistrimit më tepër se 30 ditë.

“Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë! Njësia Mobile me Pajisje Inteligjente ka identifikuar shoferët duke drejtuar mjetet të pa regjistruara më tepër se 30 ditë, të njëjtit sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut janë gjobitur me nga 200 euro si dhe mjetet u janë konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/

Read Previous

Sanders: SHBA-të nuk duhet të japin miliarda për makinerinë e luftës së Netanyahut

Read Next

Çalhanoglu: Nuk mund të harroj atë që më bënë tifozët e Milanit