Këto janë përfitimet e Kosovës pas heqjes së masave të BE-së
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka përshëndetur marrëveshjet e arritura për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt, duke i cilësuar si “një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë”.
Ajo theksoi rëndësinë e sigurisë së vazhdimësisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe vlerësoi se këto marrëveshje krijojnë një mundësi të re për Dialogun Beograd–Prishtinë, duke shprehur gatishmërinë për të organizuar së shpejti një takim të nivelit të lartë.
Shefja e diplomacisë evropiane falënderoi të gjithë ata që u angazhuan në mënyrë konstruktive për realizimin e këtyre marrëveshjeve dhe theksoi se zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme mbetet jetik për procesin e dialogut. /RTK