Ka filluar procesi i votimit në qendrën e votimit “Fan Noli” në Dujakë

Në qendrën e votimit në shkollën Fan Noli në Dujakë ka filluar me kohë  procesi i votimit. Në këtë qendër janë 2 vendvotime. Sipas menaxherit të kësaj qendre çdo gjë po shkon mirë dhe nuk ka asnjë pa rregullësi si dhe janë të furnizuar me të gjitha materialet e nevojshme për të votuar si dhe për mbrojtje ndaj Covid-19.

 Qytetarët të cilët e kanë ushtruar të drejtën e votës këtë mëngjes njëkohësisht bëjnë edhe thirrje që të votojnë edhe të tjerët.

Ndërkaq kjo qendër e votimit do të vazhdojë të jetë e hapur deri në orën 19:00.

Read Previous

Votuesit e parë u drejtohen kutive të votimit në shkollën “Ukshin Miftari”

Read Next

Voton kandidati per kryetar nga PSHDK, Ferdinand Kolaj