Juventus rrezikon përjashtimin nga Serie A dhe Kupat e Evropës

Përveç gjobave të rënda dhe rrëzimit nga Seria A, Juventus rrezikon gjithashtu përjashtimin nga kupat e Europës.

Kështu raportojnë mediet italiane në lidhje me nisjen e një hetimi për llogaritë e klubit të Juventusit të hapura nga UEFA.

Organi i Kontrollit Financiar ka vënë tashmë në letër mundësinë e anulimit të marrëveshjes së nënshkruar në fund të gushtit me Zonjën e Vjetër.

Një hipotezë, pasojat e së cilës mund të jenë shumë të rënda. Për shkelje shumë të rënda, do të ishte i mundur edhe përjashtimi nga garat e UEFA-s. /Lajmi.net/

Read Previous

Gjermania miraton Ligjin për azilkërkuesit dhe bashkimet familjare – lehtësohen procedurat për qëndrim të përhershëm

Read Next

BE afër vendosjes së kufizimit të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse