Juventus fiton gjyqin ndaj Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo dhe Juventusi ishte një dashuri me shikim të parë, duke qenë se edhe në momentin që i bëri shumë keq, ndonëse me një roveshatë spektakolare në prillin e vitit 2018, ai u duartrokit, pa një popull të tërë që iu përul.

Dhe kjo e preku, më saktë e joshi portugezin pas ngopjes me Realin e Madrid ishte Torino aventura e tij e duhur e radhës, ajo ku mund të kishte një tjetër histori të bukur, në Itali e Europë, por në fund faza e parë përfundoi vetëm me 2 tituj kampion, 1 Kupë Italie dhe 2 Superkupa Italie.
Por pandemia ndoshta ndryshoi shumë gjëra, sepse Juventusi si shumë klube të tjera vuajti një krizë të thellë ekonomike dhe bëri disa lëvizje për të mbajtur në frymëmarrje artificiale bilancet. Dhe pakti me lojtarët, ashtu sikurse me Cristiano Ronaldon ishte heqja dorë nga 4 muaj rrogë që do të rishpërndaheshin në muajt e sezonet në vazhdim.

Në të vërtetë më pas u mësua se rroga që të gjithë kishin hequr dorë ishte vetëm 1, por ndërkohë pas skandaleve të njëpasnjëshme që goditën Juven, sidomos edhe skandali i fshehjes së pagave, nxori në sipërfaqe një histori që fliste për një “karta Ronaldo”, e cila ishte pakti i fshehtë jo ligjor mes Juves dhe futbollistit, ku totali ishte 19.5 milionë euro.

Kjo shumë, pasi dosja u hap, nisi që të kërkohej edhe nga Cristiano Ronaldo, i cili pas sezonit të tretë me Juven dhe 3 ndeshjeve të para ku shfaqte pakënaqësinë e tij të madhe vendosi që të largohet, të rikthehej te Manchester United, por me kokën mbrapa për të rikuperuar gati 20 milionë euro që i takonin nga “Zonja e Vjetër”.

Dashuria me këtë të fundit përfundoi me zhgënjim, me nervozizëm, por edhe me një borxh që mesa duket CR7-ës nuk i takon.

Të paktën ky është vendimi që pritet të zyrtarizohet përpara datës 22 prill.

Gjykata nuk i njeh Ronaldos asnjë të drejtë për të kërkuar paratë që sipas tij i takojnë nga Juventus, duke qenë se nuk ekziston asnjë dokument zyrtar për këtë dhe mbi të gjitha, portugezi nuk ka dashur kurrë të dëshmojë për skandalin e fshehjes së pagave në Torino.

Madje, edhe karta e famshme “Ronaldo” ishte një copë letër, në të cilën nuk kishte as datë, as firmë dhe as gjë, por thjesht emri i Ronaldos dhe Paraticit, me një paragraf që nuk mund të pranohet as për shaka.

Kështu që, në pritje të zyrtarizimit, Juventusi i ka bërë “gol” Ronaldos dhe i ka shpëtuar vetes një shumë të rëndësishme parash./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

Begaj uron besimtarët myslimanë: Bajram të bekuar për të gjithë

Read Next

Elon Musk parashikon të ardhmen e superinteligjencës e cila sipas tij do të jetë më e zgjuar se njerëzit