Juve-Napoli, Pirlo sfidon Gattuson

Kanë kaluar gjashtë muaj nga ai 4 tetor 2020, një datë e gdhendur në mendjet e
tifozëve të Juventusit dhe Napolit, të cilët, në llim përjëtuan humbjen në tavolinë
të ekipit blu, sepse nuk u paraqit në Torino me urdhrin e ASL. Më pas çështja kaloi
në rrugën gjyqësore, ku u vendos të luhej. Sot, më në fund ka ardhur koha për të
vendosur një gur në një nga rastet më të mprehta të viteve të fundit.

Nga gjykatat në terren, “gjyqtari suprem” që do të duhet të japë verdiktin nal,
pikërisht ajo që ka munguar në këto muaj të paqëndrueshëm. Një sdë me aromë
europiane, me Ligën e Kampionëve që befas bëhet qëllimi për të mos dështuar të
dyja skuadrat. Edhe për “Zonjën e Vjetër”, e detyruar të heqë dorë nga kreu i
renditjes dhe titulli, madje edhe më shumë për napolitanët, që duket se janë kthyer
në formën e së kaluarës pas një periudhe njollosjeje.

Pirlo gjen treshen McKennie, Arthur dhe Dybala, pas dënimit, por vetëm dy të parët
do të jenë në fushë. Amerikani në krahun e djathtë, braziliani në mes të fushës, i
çiftuar me Bentancur. Chiesa kompleton mesfushën, me Morata dhe Ronaldo që
kompozojnë “tandemin” sulmues.

Demiral u negativizua mbrëmë nga koronavirusi, ndryshe nga Bonucci dhe
Bernardeschi, të cilët do të duhet të ngrenë “amurin e bardhë” për rastin Danilo
drejt kthimit në mbrojtje, por në korsinë e majtë, me Cuadrado në të kundërtën. De
Ligt dhe Chiellini qëndrojnë përpara portës së Szczesny.

Shumë gjëra të reja për Gattuso, duke lluar nga roli i portierit. Ospina është gati të
marrë përsëri vendin e titullarit, pasi kapërceu lëndimin e gishtit të dorës së majtë.
Para do të shohë Koulibaly (i kthyer nga skualikimi) dhe Rrahmani (favorit ndaj
Manolas). Lorenzo dhe Hysaj, mbrojtësit e krahut.

I rikuperuar plotësisht Demme, titullar pranë Fabian Ruiz, ndërsa si “playmaker” do
të luajë Zielinski, pas frikës së një pozitiviteti të ri të mundshëm. Së bashku me
polakun Lozano dhe kapiteni Insigne. Mertens do të kthehet në qendër të sulmit në
vend të Osimhen, i destinuar ta llojë nga stoli.

Ja formacionet e mundshme:
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie,
Bentancur, Arthur, Chiesa; Morata, Ronaldo.
NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Hysaj; Fabian Ruiz,
Demme; Lozano, Zielinski, Insigne; Mertens.

Read Previous

Baleti Kombëtar i Kosovës sjell një frymë të re dhe vjen me premierën e parë për këtë vit.

Read Next

Mënyra ushtarake që ju tregon se si të bini në gjumë për 2 minuta