Joselu: Jam i lumtur që shënova dy gola për ta dërguar Realin në finale

Real Madrid bëri një përmbysje të çmendur kundër Bayern Munich të mërkurën mbrëma dhe hero ishte sulmuesin veteran, Joselu Mato, që shënoi golat vendimtarë. 33-vjeçari nuk kishte bërë asnjë paraqitje në Europë më parë këtë sezon, por do të luajë në një finale të Champions League.

“Kemi mbërritur në një moment të jashtëzakonshëm të sezonit, ishte e qartë se ndeshja e sotme do të ishte shumë e vështirë, sepse është një gjysmëfinale e Champions League, arritja këtu ka qenë shumë e komplikuar dhe me të drejtë e meritonim. Jam shumë i lumtur, i lumtur për atë që kam mundur të kontribuoj, sepse mundohem të shfrytëzoj sa më shumë momentet”, ka thënë fillimisht Joselu për ‘Cadena SER’ pas ndeshjes.

Për sa i përket heroizmit të tij, Joselu vuri në dukje se as në ëndrrat e tij më të çmendura nuk e kishte menduar të shënonte golat e fitores për të çuar ‘Los Blancos’ në finale.

“Pa dyshim, në fund të fundit, të shënosh dy gola në një gjysmëfinale që të jep një vend në një finale nuk është diçka që mund të thuhet nga të gjithë. Netët si sot nuk janë as pjesë e ëndrrave tuaja. Kur gjyqtari dha fërshëllimën e fundit, u ndjeva shumë i lumtur, veçanërisht i prekur.

“E kemi parë në shumë ndeshje, mendoj se nuk është më fat apo asgjë, në fund trajneri na tha para ndeshjes, ka ndeshje që fitohen me zemër dhe ndjenja e Real Madridit është para të gjithëve. Sot ishte një nga ato net”, përfundoi sulmuesi./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

Policia konfiskon mbi 700 Euro, dyshohet se janë të falsifikuara

Read Next

Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t’ia dhurojë Ukrainës