Jose Mourinho tregon se për Romën ka refuzuar vendin e tij

Jose Mourinho pranoi se ishte ’emocional’ duke refuzuar Portugalinë, duke e ndjerë se ishte ‘gabim’ të qëndronte te Roma.

Në dhjetor të vitit 2022 , pas përfundimit të periudhës tetëvjeçare të Fernando Santos në krye, FA portugeze ishte në kontakt të ngushtë me trajnerin e Romës për ta bindur atë të merrte përsipër ekipin kombëtar.

Ai përfundimisht e refuzoi rolin, me Roberto Martinez që mori drejtimin. Mourinho u zëvendësuar nga Daniele De Rossi në mes të këtij sezoni.

Duke folur për EA Sports Korea, shkruan Calciomercato.com, Mourinho fillimisht reflektoi mbi finalet më të vështira evropiane për t’u arritur dhe se si i pëlqen të punojë.

Më pas, Mourinho u pyet se cilën kombëtare do të dëshironte të drejtonte, duke treguar keqardhjen e tij për refuzimin e Portugalisë.

“Është normale, Portugalia. Kam pasur rastin të shkoj dy herë, por nuk kanë ardhur në kohën e duhur për mua. U emocionova kur refuzova ofertën e fundit, sepse vendosa të qëndroj te Roma dhe mendoj se kam bërë një gabim”.

“Sepse tani Portugalia ka një ekip fantastik, një nga më të mirët, në top pesëshen. E dija, por ndjeja një lidhje të madhe me Romën, me tifozët, kështu që nuk doja ta merrja atë vendim”.

“Më erdhi oferta dy herë, por mendoj se do të vijë edhe për herë të tretë dhe do ta pranoj. Shpresoj që brezi që do të kem do të jetë po aq i fortë sa ky”, ka thënë Jose Mourinho. /Telegrafi/ 

Read Previous

Shkencëtarët zbulojnë pse ndihemi mirë kur shikojmë gjelbërimin

Read Next

​VMRO DPMNE fiton zgjedhjet presidenciale e parlamentare në Maqedoni të veriut