Johnson krahason veprimet e Putinit në Ukrainë me ato të Milosheviqit në Kosovë

Kryemministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson pushtimin e Vladimir Putinit në Ukrainë e ka krahasuar me atë të Slobodan Millosheviçit në Kosovë.

Johnson, gjatë një paraqitjeje para deputetëve britanikë ka thënë se se Putini po e bën të njëjtën gjë si Milosheviqi.

 “Unë mendoj se një nga gjërat më magjepsëse për atë që Putini po bën është se sa të njëjta janë analogjitë midis veprimeve të tij dhe atyre të Slobodan Millosheviçit”, raporton The Guardian.

Ndërsa ka thënë se nuk duhet harruar që Milosheviqi ka vdekur gjatë kohës sa po gjykohej për gjenocidin në Kosovë.

“Pikërisht të njëjtat marrëzira që tregtohen për bashkimin mistik mes Kosovës dhe Beogradit, mes Kievit dhe Moskës, saktësisht i njëjti agresion dhe mos harroni se Sllobodan Millosheviqi vdiq në gjyq”, tha ndër tjerash Johnson.

/Shqip.com/

Read Previous

Ukraina vazhdon të sulmohet: 137 të vrarë dhe mbi 100 mijë të larguar nga shtëpitë e tyre

Read Next

Mblidhet Qeveria e Kosovës