J.D. Vance: Diplomacia me Iranin është e vështirë sepse nuk mund të flasim me udhëheqësin e vërtetë

Credit: Getty Images

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance ka vënë në dukje sfidat e mëdha të diplomacisë me Iranin, duke theksuar se vendimet e rëndësishme në këtë vend merren nga Udhëheqësi Suprem dhe jo nga Presidenti.

Sipas Vance, Ministri i Jashtëm i Iranit është kryesisht një kanal komunikimi me Udhëheqësin Suprem, duke e bërë të vështirë që diplomatët amerikanë të kontaktojnë drejtpërdrejt personin që ka fuqinë e vendimmarrjes.

“Është një vend shumë i çuditshëm për të zhvilluar diplomaci kur nuk mund të flasësh me personin që është në krye të vendit”, tha ai.

Vance krahasoi situatën me vende të tjera si Rusia dhe Kina, ku presidenti amerikan mund të marrë direkt në telefon udhëheqësit si Putin apo Xi, edhe nëse marrëdhëniet janë armiqësore.

Ai e përshkroi këtë mungesë të qasjes direkte në udhëheqësin iranian si “të pazakontë” dhe e cilësoi një pengesë të madhe për negociatat.

Analistët e politikës së jashtme shprehen se kjo strukturë e veçantë e pushtetit në Iran e bën diplomacinë amerikane më komplekse dhe pengon arritjen e marrëveshjeve efektive, duke iu referuar edhe rastit të fundit për bisedimet bërthamore, të cilat po hasin problematika të shumta për dakordësimin mes palëve. /Albanianpost.com

Read Previous

Elezi: Procesi zgjedhor në fazën e ankesave

Read Next

Cili atlet fiton më shumë në secilin sport?