Ja si u zbuluan mbështetësit e Vladimir Putinit brenda Parlamentit Evropian

Një komitet i veçantë i Parlamentit Evropian ka përshkruar metodat se si Kremlini ndërhynë në proceset demokratike. Një nga objektivat e Moskës është Parlamenti Evropian.

Ligjvënësit evropianë që janë besnikë ndaj Kremlinit publikisht pozicionohen dhe lobojnë për interesat pro-ruse brenda këtij institucioni.

Përmes një rrjeti të hapur të të dhënave, është e mundur të gjurmohen “politikanët e Putinit” në PE, mjafton të studioni se si voton secili deputet kur bëhet fjalë për rezolutat që lidhen me Rusinë dhe aleatët e saj.

Novaja Europe ka analizuar të dhënat e votimit në këtë institucion në katër vitet e fundit. Këtu tregohet se kush, si dhe pse mbrohen interesat e Kremlinit në Bruksel.

Vota për Rusinë

Në fund të nëntorit 2022, Parlamenti Evropian miratoi me shumicë votash një rezolutë që e cilëson Rusinë si “shtet sponsorizues i terrorizmit”.

Kjo rezolutë ishte mbështetur nga 494 deputetë prej 705 sa ka gjithsej PE-ja. 58 votuan kundër, ndërsa 44 prej tyre kishin abstenuar. Medie të ndryshme u përpoqën të identifikonin se kush është grupi besnikë i Kremlinit dhe rezultoi se disa prej tyre ishin vërtet të lidhur me Rusinë.

Megjithatë, rezoluta e nëntorit nuk ishte mundësia e parë për të zbuluar se cilët anëtarë të Parlamentit Evropian mbështesin regjimin e presidentit rus Vladimir Putin.

22 rezoluta që lidhen me Rusinë dhe Ukrainën

Që nga viti 2019 deri në janar 2023, eurodeputetet kanë votuar për gjithsej 22 rezoluta që lidhen drejtpërdrejt me shkeljet e të drejtave të njeriut nga Kremlini, luftën në Ukrainë ose sanksionet anti-ruse.

Nga një rezolutë u miratua në 2019 dhe 2020, shtatë rezoluta në 2021, 12 prej tyre gjatë vitit 2022 dhe një u votua në janar 2023. Një rezolutë tjetër që i bën thirrje Rusisë të lirojë të burgosurit politikë u miratua nga Parlamenti Evropian më 16 shkurt 2023 nuk është përfshirë në këtë hulumtim.

Parlamenti Evropian ka filluar të shqyrtojë rezolutat në lidhje me helmimin e politikanit dhe opozitarit rus Alexei Navalny në vitin 2020. I ashtuquajturi Akti evropian Magnitsky, alternativa e BE-së ndaj Ligjit amerikan me të njëjtin emër të miratuar në vitin 2012, i cili dënon shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Rusi, u miratua në korrik 2021. Rezoluta e parë për krimet e luftës të kryera nga mercenarët rusë nga Wagner u miratua në nëntor 2021.

Në qershor 2021, ligjvënësit dënuan përcaktimin e disa organizatave publike evropiane dhe amerikane si të padëshirueshme në Rusi, si dhe ndalimin e politikanit opozitar Andrey Pivovarov. Pas 24 shkurtit 2022, janë miratuar 10 nga 12 rezolutat që lidhën me luftën në Ukrainë.

Anëtarët e Parlamentit Evropian në janar të këtij viti votuan për krijimin e një gjykate që do të hetoj krimet e agresionit rus në Ukrainë.

Shumica e eurodeputeteve mbështesin rezolutat anti-ruse

Nga 705 anëtarë të Parlamentit Evropian, 531 prej tyre apo 75 për qind mbështetën rezolutat anti-ruse. Mesatarisht, pak më shumë se 6 për qind votuan kundër dhe e njëjta përqindje ka abstenuar.

Përveç zgjedhjes mes këtyre tre opsioneve, eurodeputeti thjesht mund të mos marrë pjesë në votim duke mos marrë pjesë në seancë ose duke mos “shtypur butonin”. Vetëm 4.3 për qind e tyre kanë përdorur këto dy metoda, nga viti 2019 deri në vitin 2022.

Megjithatë, hulumtimi tregon se përqindja e përfaqësuesve të pavendosur ishte tre herë më e lartë kur bëhet fjalë për rezolutat anti-ruse. Një devijim i tillë vështirë se mund të jetë i rastësishëm dhe do të thotë se disa nga eurodeputetet zgjodhën qëllimisht një strategji për të mos votuar dokumentet që lidhen me Rusinë.

Popullistët dhe radikalët në mbështetje të Putinit

Hulumtimi i Novaja Europe tregon se partitë me prirje populliste ose radikale votojnë kundër rezolutave që kritikojnë Putinin më shpesh se të tjerët. Disa nga ato parti janë Fronti Nacional i Francës, Alternativ për Gjermaninë (AfD) dhe Syriza greke.

Megjithatë, “faktori i ndikimit” i secilës prej këtyre palëve është i ndryshëm. Para së gjithash, varet se sa vende kanë këto parti në PE dhe një karakteristikë tjetër e rëndësishme është se sa të gatshëm janë eurodeputetet përkatës për të mbështetur interesat e Moskës. Për shembull, disa votojnë hapur kundër rezolutave, ndërsa të tjerët kanë një qasje më të kujdesshme dhe preferojnë të abstenojnë ose të mos të marrin pjesë në votim.

Partia e Marine Le Pen dhe AfD-ja gjermane të dobishme për KremlininReklama

Fronti Nacional dhe Alternativa për Gjermaninë janë ende të dobishmet për Kremlinin, së bashku ato kanë 28 vende në Parlamentin Evropian dhe deputetët e tyre shpesh votojnë kundër rezolutat anti-ruse.

Që nga nëntori i vitit 2022, partia franceze drejtohet nga 27-vjeçari Jordan Bardella. Megjithatë, nuk ka dyshim se Bardella është besnike ndaj paraardhëses së tij Marine Le Pen dhe është e qartë se ajo është e kujdesshme për disiplinën e përfaqësuesve të partisë së saj në PE.

Kjo parti ishte akuzuar për lidhje financiare me Kremlinin edhe para luftës në Ukrainë. Dhe megjithëse pas 24 shkurtit, gjatë fushatës së saj presidenciale, Le Pen dënoi agresionin e Rusisë dhe madje shkatërroi fletushkat e fushatës me foton e saj me Putinin, në nivel evropian, përfaqësuesit e partisë së saj votojnë për interesat e Moskës më shpesh se të tjerët. Për shembull, Bardella abstenoi ose votoi kundër në 17 nga 22 rastet e analizuara.

Anëtarët e PE-së nga partia e ekstremit të djathtë AfD votuan në solidaritet me pozicionin e Kremlinit edhe më shpesh sesa homologët e tyre francezë para agresionit në Ukrainë. Tino Chrupalla, bashkëkryetar i AfD-së, vizitoi disa herë Rusinë, duke u takuar me kryediplomatin Sergei Lavrov. Edhe pas 24 shkurtit, Chrupalla foli kundër sanksioneve anti-ruse dhe ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Agresioni rus i Ukrainës ndikoi në sjelljen e përfaqësuesve të AfD-së në nivel kombëtar, sepse në muajt e parë të luftës numri i “Putinversteher” – njerëzve që e kuptojnë Putinin – u ul, por në nivel evropian, çdo eurodeputet i AfD-së nuk kanë mbështetur disa nga rezolutat anti-ruse.

Edhe në mesin e anëtarëve të partive më të vogla ka një grup eurodeputetësh “të dobishëm” për Kremlinin.Reklama

Komunistët gjithmonë votojnë kundër rezolutave anti-ruse

Dy anëtarë të Parlamentit Evropian nga Partia Komuniste e Greqisë dhe ajo e Portugalisë votojnë pothuajse gjithmonë kundër rezolutat anti-ruse. Dy anëtarë të Parlamentit Evropian nga partia Çeke nacionaliste dhe anti-imigruese Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë gjithashtu ngrihen shpesh në mbrojtje të interesave të Moskës.

Veprime të tilla të partive të vogla nuk mund të ndikojnë në asnjë mënyrë në vendimin përfundimtar, por në të njëjtën kohë u japin mundësi medieve shtetërore ruse të shpallin se ka mungesë uniteti në Evropë.

Deputetët evropian nga Syriza e ekstremit të majtë të Greqisë dhe Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë të Austrisë po veprojnë më me kujdes, por ata po bëjnë gjithashtu argatin e Kremlinit. Anëtarët e këtyre partive rrallë votojnë hapur kundër rezolutave anti-ruse, por shpesh abstenojnë nga votimi. Ndër abstenuesit më të shpeshtë janë përfaqësuesit e Ligjit dhe Drejtësisë (PiS), aktualisht partia në pushtet në Poloni.

Secili nga 24 përfaqësuesit e kësaj partie në Parlamentin Evropian ka vendosur të abstenojë të paktën një herë, por në të njëjtën kohë askush nuk ka votuar shprehimisht kundër mes viteve 2019 dhe 2023.

Para pushtimit të Ukrainës, anëtarët e PE-së nga partia hungareze në pushtet Fidesz dhe partia italiane e krahut të djathtë Lega gjithashtu preferuan të abstenojnë nga votimi për propozimet anti-ruse. Themeluesit e këtyre dy partive, Viktor Orbán dhe Matteo Salvini, shpesh akuzohen për lidhje joformale me Kremlinin.

Ekziston një listë

Për të shmangur konfuzionin, Novaja Europe bëri një listë renditjeje të anëtarëve të PE-së, votat e të cilëve u përdorën në një mënyrë ose në një tjetër për të promovuar interesat e Rusisë.

Tatjana Zhdanoka, një anëtare e aleancës letonezo-ruse e njohur për qëndrimin e saj të hapur pro-rus, kryeson listën – ajo hodhi poshtë 20 nga 22 rezolutat e analizuara.

Zhdanoka është shumë e hapur për pikëpamjet e saj. Në vitin 2014, ajo miratoi aneksimin e Krimesë dhe udhëtoi në Rusi në 2018 për të vëzhguar zgjedhjet presidenciale. Më pas ajo pranoi se kishte pasur shkelje të rregullave, por shtoi se sipas saj ato ishin “të pakta dhe të rralla”.

Më 11 mars 2022, Zhdanoka dhe anëtarët e partisë së saj mbajtën një tubim përpara misionit të BE-së në Riga për të treguar mbështetje për Rusinë. Ajo nuk mund të zgjidhet në Parlamentin e Letonisë, sepse pas vitit 1991 ajo punoi në Partinë Komuniste, megjithatë, kjo nuk e pengon atë që nga viti 2004 të vijë rregullisht në Strasburg, ku ndodhet Parlamenti Evropian.

Gunnar Beck i AfD-së, një tjetër mbështetës i Kremlinit, hodhi poshtë 18 nga 22 rezolutat mbi Rusinë dhe luftën në Ukrainë. Ashtu si Zhdanoka, Beck nuk heziton të flasë publikisht për pikëpamjet e tij pro Putinit.

Në shtator 2021, ai vëzhgoi zgjedhjet parlamentare në Rusi. Raportet e medieve sugjerojnë se ai vizitoi Rusinë me ftesë të kryetarit të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, Vyacheslav Volodin.

Lista e përmban emra njerëzish, pikëpamjet politike të të cilëve mund të përshkruhen gjerësisht si radikale. Pikëpamjet e tyre mund të ndryshojnë nga e majta ekstreme në të djathtën ekstreme, në varësi të partive që përfaqësojnë. Ajo që i bashkon është fakti se pozicionet e tyre janë në mënyrë drastike të ndryshme nga botëkuptimet kryesore evropiane.

Disa anëtarë të PE-së janë vërtet të qëndrueshëm në radikalizmin e tyre: ata pa dallim kundërshtojnë agresionit rus në Ukrainë ose shkeljet e të drejtave të njeriut në Turqi dhe Kinë.

Marcel de Graaff, eurodeputeti i Partisë holandeze euroskeptike për Lirinë, është një lider në këtë kuptim. Graff votoi kundër të gjitha 20 rezolutave dhe 16 nga 22 dokumentet anti-ruse, duke zgjedhur të anashkalojë seancat në raste të tjera.

Për shkak të radikalizmit të tij, ai u largua nga fraksioni i ekstremit të djathtë Identiteti dhe Demokracia në Parlamentin Evropian në tetor 2022, i cili bashkon AfD gjermane dhe Frontin Nacional të Francës.

Eurodeputeti çek Ivan David si dhe Konstantinos Papadakis dhe Lefteris Nikolaou-Alavanos nga Greqia dhe Milan Uhrík nga Sllovakia konsiderohen po aq radikalë. Këta eurodeputetë votuan gjithashtu kundër shumicës së rezolutave kryesore të analizuar nga Novaja Europe. Të katër politikanët përfaqësojnë parti të vogla populliste, ndikimi i të cilave në politikë në nivel kombëtar është i papërfillshëm.

Mbështetja në rënie për Kremlinin

Gjatë vitit 2022, të gjithë mbështetën shumicën e rezolutave, shumë rrallë kundërshtuan dokumentet që lidhen me Rusinë. Është e vështirë të vlerësohet se sa konsistente do të jetë ky trend i rënies së votave për Kremlinin. Ndryshimi i taktikave nuk do të thotë gjithmonë ndryshim pozicioni.

Mbështetësit më të zjarrtë të Moskës në Parlamentin Evropian ndoshta mësuan të vepronin më me kujdes në vitin 2022, jo vetëm duke kundërshtuar hapur rezolutat kundër Kremlinit, por duke iu drejtuar mjeteve të tjera. Është gjithashtu e mundur që ata të kenë hequr dorë nga lobimi për interesat e Rusisë në parlament dhe të kenë kaluar në forume të tjera.

Këta eurodeputetë kanë diçka për të mësuar nga Silvio Berlusconi, miku i ngushtë i Putinit. Ish-kryeministri italian, tani mban një vend në Parlamentin Evropian së bashku me kolegët e tij nga partia Forza Italia.

Që nga zgjedhjet e fundit për PE-në, ish-lideri italian ka votuar vetëm dy herë për rezolutat anti-ruse. Pavarësisht kësaj, ai nuk hynë në listën e eurodeputetëve pro-Putinit. Arsyeja për këtë është se Berluskoni nuk voton kundër, nuk abstenon dhe nuk refuzon të votojë kur i jepet rasti.

Në 15 nga 22 raste, mik i Putinit nuk u paraqit as në seancat e PE-së të fokusuara në “çështjen ruse”. Mund të thuhet se Berlusconi shkon rrallë në takime. Por kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë – në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2022, ai humbi rreth 30 për qind të seancave parlamentare, ndërsa pjesa e seancave të lidhura me Rusinë që ai humbi tejkaloi dy të tretat. /Telegrafi/

Read Previous

Meta pritet ta bëjë bashkë platformën Messenger me Facebook

Read Next

Tesla nën hetime për nivelin e sigurisë së makinave