Ja cilat do të jenë ndryshimet në pankinat e Serie A sezonin e ardhshëm

Fundi i këtij sezoni po vjen dhe fillojnë të qarkullojnë emrat e rinj për pankinat kryesore të Serie A.

Gaztari i Corriere dello Sport, Giancarlo Dotto foli për Radio Punto Nuovo duke analizuar ndryshimet kryesore në pankinat më në zë të Serie A. Ja cfarë thotë Dotto:

“ Për mua vendimet janë marrë. Allegri do të rikthehet tek Juve. Sarri do të kalojë tek Roma, Gattuso tek Fiorentina dhe Spalletti tek Napoli. 

“Sarri është trajneri i duhur për Romën. Spalletti është një trajner i madh. E ka treguar tek Roma ku kishte pak lojtarë cilësorë në dispozicion.

“Tek Inter nuk ka patur as 1/10 e asaj që ka Conte sot.. Zërat për rikthimin e Allegrit janë shtuar shumë kohët e fundit.

“Flitet madje që Max mund ta marrë Juven në drejtim javët e ardhshme dhe jo sezonin tjetër”./rrjetasportive/

Read Previous

Ramazani dhe 10 pyetjet më të zakonshme rreth agjërimit

Read Next

Bajram Qerkini: Qeveria të kujdeset edhe për familjarët e të zhdukurve