J.D. Vance paralajmëron Danimarkën për Grenlandën, tensionet rriten

Credit: Getty Images

SHBA paralajmëron Danimarkën për Grenlandën, tensionet rriten.

Zëvendës presidenti amerikan, J.D. Vance ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Danimarkës për Grenlandën, duke sinjalizuar se presidenti Donald Trump është “i gatshëm të bëjë çfarë është e nevojshme” për të mbrojtur interesat e SHBA-ve në Arktik.

Deklaratat e tij thellojnë një ndarje tashmë të tensionuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës, një aleat tjetër i NATO-s, mbi këtë ishull strategjik.

Në një intervistë për Fox News të mërkurën, Vance kritikoi menaxhimin evropian të sigurisë në Groenlandë, duke targetuar veçanërisht Danimarkën.

Ai tha: “A kanë bërë evropianët, a kanë bërë danezët një punë të duhur për të siguruar Grenlandën dhe për t’u siguruar që ajo mund të vazhdojë të shërbejë si një themel për sigurinë botërore dhe mbrojtjen nga raketat – dhe përgjigjja është, natyrisht që jo”.

Vance akuzoi Danimarkën për mungesë investimi në siguri dhe për mosmbrojtje të duhur të territorit. “Ne do të sigurohemi që të mbrojmë interesat e Amerikës”, shtoi ai. “Dhe mendoj se presidenti është i gatshëm të shkojë deri aty ku duhet për ta bërë këtë”.

Grenlanda njihet prej kohësh për rëndësinë e saj strategjike ushtarake dhe gjeopolitike, duke shërbyer si një mundësi qendrore për mbrojtje raketore dhe mbikëqyrje në Arktik. Tensionet midis SHBA-ve dhe Danimarkës janë shtuar vitet e fundit për kontrollin dhe zhvillimin e ishullit, duke ngritur pyetje mbi kohezionin e NATO-s në rajon. /GazetaSinjali/

Read Previous

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga bora dhe ngricat

Read Next

Tyson Fury: Rikthimi im në ring këtë vit do të jetë eventi më i madh dhe i ndjekur në sport