Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Nazif Gashi ishte ndër sportistët që formësuan identitetin e boksit kosovar në vitet ’70 dhe ’80, periudhë në të cilën Prishtina dominonte arenën jugosllave dhe ngrinte lart emrin e Kosovës me paraqitje brilante. Ai konsiderohej një prej shtyllave të atij ekipi, duke u bërë shembull disipline, force dhe përkushtimi.
Musa Selimi anëtar i bordit të KOK-ut thotë se tashmë i ndjeri ishte jo vetëm boksier i talentuar, por figurë që e ngriti sportin e Kosovës në vitet ’70–’80.
“Nazifi nuk ishte vetëm një boksier i talentuar ai ishte një pionier një burrë që me guxim disiplinë dhe shpirt të pathyeshëm ndërtoi themelet e forta me të cilat u rritën brezat tërë sportistësh, në kohëra të vështira ai mbante lartë flamurin e sportit tonë duke e bërë simbol i krenarisë dhe dinjitetit të Kosovës. Gjatë viteve 70-80 ta Nafizi dhe bashkëkohësit e tij i dhanë Prishtinës dhe Kosovës një vend të merituar në skenën sportive, ata na treguan se forca nuk matet vetëm me goditje, por edhe me karakter me integriteti dhe me dashuri të thellë për fanellën që e mbronin. Ishin këta njerëz si Nazifi që i dhanë sportit tonë themelet të pathyeshme. Për këtë Kosova mbetet përjetësisht mirënjohëse në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës presidentit Ismet Krasniqi dhe në emrin tim personal ngushëllime të sinqerta familjes Gashi dhe gjithë miqëve dhe dashamirëve”, tha ai.
Ismet Jashanica, ish kryetar i federatës së boksit të Kosovës theksoi se Nazifi ka qenë gjithmonë pranë tij, edhe në momentet më të rënda, dhe e përshkruan si njeri të madh, të edukuar dhe të rrallë. Në fund shpreh se vështirë se do të ketë sportist tjetër me vlerat që kishte Nazifi.
“Kemi punuar bashkë jemi munduar që klubi i boksit Prishtina të jetë ai që ka qenë nga fillimi edhe pse kishte një kohë vështirësi por fal Nafizit na bashkoj neve, dhe ne jemi ata që nëpër mes Nafizit përsëri e rikthyem klubin. .. 0:09:03 Nazifi prej momentit që u lidh kryetar federate gjithmonë e kam pas afër asnjë moment nuk më është ndarë edhe në situata më të rënda ka qenë një njëri i mrekullueshëm mos harroni ai ka qenë njeri i madh unë nuk besoj që do lind dikush nga sportistet me atë edukatë dhe atë njerëzore që e ka pas Nafizi”, u shpreh ai.
Edona Llalloshi e afërmja e Nafizit u shpreh se ajo kujton këshillat e vlefshme të Nafizit dhe mesazhin e tij të përhershëm: ‘betejat nuk janë për t’u dorëzuar, por për t’u luftuar dhe fituar’.
“Familjarë miq dhe dashamirë të të ndjerit Nafiz Gashit për mua si mike e familjes Gashi nuk është e lehtë të flas në një situatë të tillë ndonëse ai ishte kampion na la dhe nuk është në mesin tonë unë kam kujtime të shumta me axhën Nafiz siç e quanim ne. Këshillat dhe udhëzimet e tij kanë qenë shumë të vlefshme, ai thoshte gjithmonë se betejat nuk janë për t’u dorëzuar, por për t’u luftuar dhe të dalim fitimtar”, tha Llalloshi.
Fitore Gashi Merovci vajza e të ndjerit Nafiz Gashi u shpreh se ajo kujton babain si të fortë, të guximshëm dhe me zemër të pastër. Ajo thekson se ai i mësoi që fitorja është edhe në karakter, jo vetëm në medalje, dhe të mos dorëzohen kurrë, edhe kur jeta i sfidon më shumë se çdo kundërshtar.
“Të dashur familjarë, miq dhe dashamirë sot jemi mbledhur këtu me zemra të thyera për t’i dhënë lamtumirën e fundit një njeriut të madh Nafiz Gashit. Legjendë e boksit dhe një shpirt të jashtëzakonshëm babi nuk ishte vetëm një sportist i madh, por edhe një njëri i madh, ai përfaqësonte forcën guximin dhe dinjitetin ndërsa jashtë prindit përfaqësonte respektin dhe zemrën e pastër mbresa të tërë ai ishte frymëzim na mësoi se fitorja nuk është vetëm në medalje por edhe në karakter na mësoi të mos dorëzohemi edhe kur jeta na sfidon më shumë se çdo kundërshtar”, tha ajo.
Nazif Gashi ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare. Gashi ishte një nga emrat më të shquar të sportit kosovar, figurë qendrore e boksit dhe pjesë e gjeneratës së artë të klubit të Prishtinës. /KosovaPress/