Italia publikon listën për “EURO 2024”

Një nga kundërshtarët më të vështirë të Shqipërisë në grupin B, Italia edhe zyrtarisht e ka publikuar listën për Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Trajneri Luciano Spalletti, do t’i marrë me vete 26 futbollistë.

Janë disa futbollistë që mbetën pa u grumbulluar.

Acerbi dhe Scalvini u lënduan dhe nuk do të jenë pjesë e ekipit, kurse në vend të tyre u ftua Gatti. Nga grumbullimi u largua portieri Provedel.

Në mesfushë u la jashtë Ricci, kurse në sulm Orsolini.

Italia dhe Shqipëria do të jenë pikërisht kundërshtarë mes vete në ndeshjen e parë, që zhvillohet më 15 qershor në ora 21:00./Klankosova.tv

Read Previous

Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme bullgare

Read Next

Moment historik: Starship i Elon Musk u ul me sukses në Tokë pas një fluturimi në hapësirë