Italia mirëpret takimin e sotëm mes Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

Ambasada e Italisë në Kosovë përmes një postimi në Twitter ka shkruar se e mirëpresin takimin e sotëm mes Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Italia thotë se e mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si platforma e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet dhe për të arritur një marrëveshje.

“Italia mirëpret takimin e sotëm mes Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin”, shkruan Ambasada e Italisë në Kosovë.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Nuk kalon buxheti i komunës së Gjakovës për vitin 2022 dhe dy vitet tjera pasuese

Read Next

BE-ja mund t’ua kthejë vizat disa vendeve të Ballkanit