Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Ukrainën edhe në 2026-n

Italia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën edhe vitin e ardhshëm, pasi qeveria e djathtë e kryeministres Giorgia Meloni miratoi sot një dekret që autorizon dorëzimin e vazhdueshëm të armëve dhe pajisjeve ushtarake për Kievin.

Italia konsiderohet një nga partneret më të besueshme të Ukrainës brenda NATO-s.

Megjithatë, vendimi për vazhdimin e ndihmës ushtarake në 2026, që ishte parashikuar të miratohej në fillim të dhjetorit, u shty pas kundërshtimeve nga një nga partnerët e koalicionit.

Partia populiste e djathtë “Lega”, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini, kërkoi ndryshime në tekst për të theksuar më shumë ndihmën civile dhe që dorëzimi i armëve të shënohej qartë si për qëllime mbrojtjeje.

Më pas qeveria ra dakord për ndryshime të vogla gjuhësore pa ndryshuar në mënyrë të ndjeshme përmbajtjen e dekretit, i cili gjithashtu parashikon zgjatjen e lejeve të qëndrimit për disa ukrainas në Itali.

Salvini është bërë gjithnjë e më kritik ndaj ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Në nëntor, ai deklaroi se dërgimi i armëve nuk do ta zgjidhte konfliktin. /ATSH-DPA/

Read Previous

BBC: Humbjet e Rusisë në Ukrainë po rriten më shpejt se kurrë

Read Next

Trump shpreson që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të arrihet “shumë shpejt”