Ismet Munishi shkarkohet nga posti i trajnerit të Prishtinës

Humbja me Malishevën i ka kushtuar me punë Ismet Munishit.

Trajneri kosovar është shkarkuar nga skuadra kryeqytetase pasi nuk ka arritur pritshmëritë.

Faqja zyrtare e klubit bardhekaltër e ka konfirmuar largimin e Munishit nga FC Prishtina.

Skuadra do të udhëhiqet nga Debatik Curri deri në një vendim të ri.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

Faleminderit Ismet Munishi! 

Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi. 

Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit. 

FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër. 

Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri. /Telegrafi/

Read Previous

Varfëria ekstreme mund të çrrënjoset globalisht deri në vitin 2050

Read Next

Sulmi në Kapitol Hill, Mike Pence: Historia do të tregojë se Trump ishte përgjegjës