Ish-trajneri i Milanit, Sacchi: Një Inter si ky e meriton ta fitojë kampionatin

Interi arriti një fitore për skudeto mbrëmjen e djeshme përballë Napolit në transfertë me rezultatin 0-3. Kjo fitore dhe ajo performancë e treguar nga zikaltërit ka marrë vëmendjen e ish-trajnerit legjendar të Milanit, Arrigo Sacchi.

“Nuk e kam problem ta them, nëse Interi luan siç luajti me Napolin, e meriton titullin kampion të Italisë. Gjithsesi, nëse ata i interpretojnë ndeshjet siç bënë në Torino kundër Juves, atëherë çdo gjë mund të vendoset në pikëpyetje. Juve-Inter sa i përket kënaqësisë, ishte një sfidë që e vrau futbollin. Por Napoli-Inter ngjalli entuziazëm.

Zikaltrit luajtën të hapur dhe për këtë arsye, rezultati ishte i tillë që nuk e shikon shpesh në kampionatin italian. Skuadra e Simone Inzaghit tregoi kualitet, eksperiencë, fuqi, shpejtësi. Dhe më në fund, unë nuk pashë 5-6 lojtarë në mbrojtje.

Interin mund ta rrezikojë ndjesia se më në fund e arritën. Është një rrezik që vjen pas një performance të tillë kundër Napolit. Zikaltërit nga ana tjetër duhet ta konsiderojnë këtë sukses si një pikë nisjeje. Nëse Simone Inzaghi e bënë të ndodhi sërish me më shumë kurajo, hapësirat do të hapen dhe në nivele ndërkombëtare. tani ata duhet të vazhdojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë, pa menduar se janë fenomena”, u shpreh Sacchi./h.ll/abcnews.al

Read Previous

Zbardhet vrasja e 14-vjeçares në Shkup, në mesin e të dyshuarve edhe babai i saj

Read Next

Barella: Kampionati është ende i gjatë, Juve është skuadra më e vështirë