Ish-rojtari i kampit nazist dënohet me pesë vjet burg në moshën 101-vjeçare

Një ish-rojtar i kampit të përqendrimit, 101 vjeç, është dënuar me pesë vjet burg për “bashkëpunim” në mijëra vrasje.

Sipas medieve të huaja, burri, që iu referuan në gjykatë si Josef S, ishte personi më i vjetër që u akuzua për krime të epokës naziste.

Ai u dënua me pesë vjet burg të martën për bashkëpunim në vrasjen e 3,518 të burgosurve në kampin Sachsenhausen, në veri të Berlinit, midis vitit 1942 dhe 1945.

Ai u dënua nga një gjykatë gjermane në shtetin verilindor të Bradenburgut.

Burri, i cili tani jeton në shtetin e Brandenburgut, ishte deklaruar i pafajshëm gjatë gjithë gjyqit. Të njëjtin deklarim e bëri të hënën, pak përpara vendimit të së martës.

“Nuk e di pse jam këtu”, tha ai sërish në mbyllje të procedurës. Derisa ishte marrë në pyetje i pandehuri më parë pati thënë se nuk ka bërë “absolutisht asgjë”. Ai mohoi të kishte njohuri për krimet e mëdha që ndodhën në Sachsenhausen, duke thënë se ai kishte qenë një punëtor ferme në kohën në fjalë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Sadri Avdyli, Baca që jeton mes maleve

Read Next

Shoqata “IPVGJ” pranon 12 aparatë akustik për matjen e tensionit