Irani vendoset në Meksikë për Botëror, jo në SHBA

Futbollistët e Iranit do të vendosen në qytetin kufitar të Meksikës, Tijuana, gjatë Kupës së Botës.

FIFA ka aprovuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Iranit për ndryshim të kampit stërvitor. Irani fillimisht kishte planifikuar të vendosej në Arizona të SHBA-së.

“Do të vendosemi në Tijauana, që është afër Oqeanit Pacifik dhe në kufi mes Meksikës dhe SHBA-së”, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj.

Taj ka shtuar se ndryshimi do t’u ndihmojë për të shmangur ndërlikimet për viza dhe ekipi do të jetë në gjendje të udhëtojë direkt për në Meksikë përmes “Iran Air”.

Irani i luan dy ndeshjet e para në Los Angeles, ndërsa të tretën në Seattle./koha.net

Read Previous

Rusia sulmon Kievin me raketën Oreshnik, të paktën katër të vdekur

Read Next

Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë: 21-vjeçari kishte “obsesion” me ndërtesën presidenciale