Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se ka lëshuar raketa ndaj Izraelit dhe bazave ushtarake amerikane në Kuvajt, Jordani dhe Bahrein, duke përdorur edhe dronë sulmues.
Ndërkohë, Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore të reja në periferitë jugore të Bejrutit dhe po vazhdon bombardimet në jug të Libanit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, që nga 2 marsi janë vrarë mbi 1 mijë persona dhe janë plagosur rreth 3 mijë të tjerë.
Një zëdhënës i ushtrisë iraniane ka ironizuar pretendimet e SHBA-ve për negociata, duke thënë se amerikanët “po negociojnë vetëm me veten”.
Nënkolonel Ebrahim Zolfaghari deklaroi se “fuqia strategjike” e SHBA-ve është kthyer në dështim dhe akuzoi Washingtonin se po përpiqet të paraqesë humbjen si marrëveshje.
Ai theksoi se Irani nuk do të pranojë kurrë marrëveshje me SHBA-të, duke e bërë të qartë refuzimin e planit 15-pikësh për armëpushim të dërguar përmes Pakistanit.
Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar një grup njësish elitare ushtarake në Lindjen e Mesme, në një lëvizje që tregon përgatitje për operacione të mundshme ndaj objektivave strategjikë në Iran./express