Interesim nga Gjermania dhe Arabia Saudite për Rashicën

Sulmuesi i Beshiktashit, Milot Rashica, ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga Gjermania dhe Arabia Saudite. 

Kështu kanë shkruar të hënën mediumet nga Turqia.

Nuk janë bërë të ditur emrat e klubeve që kanë shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës. 

Klubet kanë pyetur drejtuesit e Beshiktashit për kushtet e transferimit të sulmuesit të krahut. 

Interesimet së shpejti mund të shndërrohen në oferta zyrtare. Nëse pranohet ndonjë ofertë e mirë, nuk mund të përjashtohet shitja e Rashicës. 

29-vjeçari Rashica pjesë e Beshiktashit është nga viti 2023, kur ishte transferuar nga Norwich City për 5 milionë euro. Rashica me Beshiktashin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai në Turqi ka luajtur edhe për Galatasarayn./koha.net

Read Previous

KQZ-ja merr vendim: Do të rinumërohen të gjitha votat në Kosovë, shkarkohen përfaqësuesit e të gjitha partive në Prizren

Read Next

“Përditësimi i të dhënave” dhe “Gjoba në trafik”, ARKEP-i alarmon për mashtrime përmes SMS-ve