Inter Miami synon blerjen e Ronaldos

Klubi amerikan po mundohet ta bindë veteranin portugez të transferohet në ligën MLS vitin tjetër

E ardhmja e Cristiano Ronaldos mund të jetë e lidhur me kampionatin amerikan të futbollit.

Klubi Inter Miami po mundohet ta bindë veteranin portugez që të transferohet në ligën MLS.Për këtë siguron mediumi “Todo Fichajes”..

36 vjeçari ka kontratë me Juventusin deri vitin tjetër.

Dhe, nga ky fakt po synon të përfitojë klubi në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham.

Klubet amerikane synojnë t’i transferojnë yjet e futbollit evropian në perëndim të karrierës së tyre.

Edhe Lionel Messi ka marrë oferta nga klubet amerikane.

Nuk përjashtohet mundësia që brenda pak vitesh t’i shohim duke luajtur në MLS yllin portugez dhe atë argjentinas./Ekonomiaonline

Read Previous

Marigona Qerkezi në Televizionin e famshëm italian “Rai 5”, do të transmetohet performanca e saj operistike

Read Next

​Katër persona kanë vdekur në aksidente trafiku në muajin shkurt