Inteligjenca artificiale parashikon fituesit e Champions League për 28 vitet e ardhshme

Inteligjenca Artificiale (AI) është bërë një mjet i zakonshëm në ditët e sotme. Dhe, së fundmi AI është përdorur për të parashikuar fituesit e UEFA Champions League për gati 30 vitet e ardhshme. Rezultatet janë surprizuese.

Duke qenë se Champions League do të fillojë këtë të martë me raundin e parë të ndeshjeve çerekfinale, AI ka shpalosur një gjetje interesante, fituesit e ardhshëm të turneut më prestigjoz për klube në Evropë.

Duke filluar nga sezoni aktual deri në 2051, mes skuadrave fituese janë klube si Real Madrid, Manchester City, Atletico Madrid, Barcelona, Juventus, Milan, Inter, PSG apo dhe Chelsea. Por, nuk mungojnë as surprizat me emra si Sporting, Roma, Wolverhampton, Nottingham Forest dhe Villarreal.

Nga 28 trofetë e parashikuar nga AI, 11 do të shkojnë në Angli, nëntë në Spanjë, pesë në Itali, dhe nga një në Gjermani, Francë dhe Portugali.

Në vitin 2024 fitues i Champions League do të jetë Barcelona, gjithmonë sipas AI. Ajo do të pasohet nga Manchester United, Bayern, Liverpool dhe Manchester City.

28 trofetë e parashikuar nga AI do të shpërndahen tre për Manchester City-n, tre për Atlatico Madrid-in, dy për Barcelona-n, dy për Real Madrid-in, dy për Juventus-in, dy për Liverpool-in dhe nga një do të marrim emra si Milan, Bayern, PSG, Tottenham, Sporting, Roma, Newcastle, Wolves, Inter, Chelsea, Forest, Sevilla dhe Villarreal./Albanianpost.com

Read Previous

Frika e një “situate të panjohur” pas marsit të nxehtë rekord

Read Next

Ambasadori francez: Respektimi i vlerave të Kushtetutës, çelësi për një shtet ligjor efektiv