Instruktorë turkë realizojnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turkë kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë në FSK.

Sipas njoftimit, kjo po bëhet për të ndikuar kështu në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurt të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66.

“Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së, bazuar në planin gjithpërfshirës të tranzicionit është e vazhdueshme, trajnimet dhe shkëmbimi i përvojave ndikon drejtpër drejt në ndërveprueshmërin me partnerën, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar besueshmëri dhe e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.” /GazetaSinjali/

Read Previous

​ASK: Rreth 900 mijë të regjistruar, serbët në komunat veriore me refuzime masive

Read Next

Pedro Sanchez mbetet kryeministër i Spanjës