Infermierët e QKUK-së paralajmërojnë protestë, këto janë kërkesat e tyre

Infermierët e QKUK-së kanë thirrur protestë për ditën e enjte në ora 12:00.

Ata kanë njoftuar se do të protestojnë para objektit të drejtorisë së SHSKUK-së, me disa kërkesa, si pagesat e punës në vikende, gjatë festave, pagesat e rrezikshmërisë, të orëve shtesë, e të tjera.

Po ashtu, infermierët kanë thënë se përmes kësaj proteste kërkojnë trajtim të barabartë.

Thirrja për protestë është bërë nga ish-nënkryetari i Sindikatës së punëtorëve shëndetësorë të QKUK-së, Enlirat Duraku.

Njoftimi i tij i plotë:

Kolegë të nderuar të QKUK-së,

Ftoheni që me datë 15/02/2024, duke filluar nga ora 12:00, e enjte, para objektit të Drejtorisë së SHSKUK-së / Adminsitratës së QKUK të protestojmë me kërkesat legjitime si në vijim ;

Drejtoria e Infermierisë në QKUK,

2. Pagesa e shtesave të tregut dhe shtesave për nënpunës shëndetësorë në sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave,
3. Pagesën e punës gjatë vikendeve,
4. Pagesën e punës gjatë festave,
5. Pagesën e rrezikshmërisë,
6. Pagesën e orëve shtesë.

Read Previous

Jeff Bezos shet 2 miliardë dollarë aksione të Amazon

Read Next

Media franceze “Voyages et Tourisme”: Udhëtoni në Shqipëri, akomodohuni në hostelet më të mira në Tiranë