Infantino takohet me Hajrullah Çekun dhe Përparim Ramën, mbyll takimet në Kosovë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka mbyllur vizitat në Kosovë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vazhduar takimet zyrtare gjatë vizitës së tij të parë në vendin tonë.

Pas takimeve me presidentin Agim Ademi dhe KE të FFK-së, si dhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, kreu i FIFA-s është pritur edhe nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku si dhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Ky i fundit ia ka dorëzuar presidentit Infantino “Çelësin e Kryeqytetit”.

Për italianin ka qenë vizita e parë në shtetin e Kosovës, derisa ai ishte ndër më meritorët për pranimin e Kosovës me të drejta të plota në FIFA gjashtë vite më parë. /Telegrafi/

Read Previous

Zërat për liberalizimin e vizave për Kosovën, reagon Greqia

Read Next

Studimi: Prodhimi i Bitcoin harxhon më shumë energji sesa krejt Austria