Infantino sfidon rivalët dhe skandalet, njofton se do të kandidojë përsëri për president të FIFA në vitin 2027

Gianni Infantino është gati të kandidojë përsëri për president të FIFA-s. Konfirmimi zyrtar erdhi nga një zëdhënës: “Presidenti i FIFA-s ka njoftuar se do të kandidojë përsëri në zgjedhjet që do të mbahen në pranverën e vitit 2027.”

I zgjedhur për herë të parë në vitin 2016 si pasardhës i Sepp Blatter, Infantino u rizgjodh president në vitin 2019 dhe 2023. Vitin tjetër, ai do të kandidojë për mandatin e tij të katërt.

Një kandidim që është një sfidë ndaj Federatave që e kundërshtojnë Infantino (UEFA para së gjithash) pas menaxhimit të tij kontrovers të Kupës së Botës 2026. Por, edhe pas skandalit që rrethon planin e dështuar për të shitur një pjesë të të drejtave komerciale për Kupën e Botës të ardhshme te investitorët privatë.

Kandidatët që dëshirojnë ta sfidojnë atë duhet të deklarojnë qëllimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet pranverën e ardhshme deri më 18 nëntor të këtij viti. /Telesport.al/

Read Previous

IPK heton incidentin ku u përfshinë një kapiten policie dhe dy qytetarë

Read Next

Kica-Xhelili: LDK-ja nuk duhet të ndahet mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve”