IKSHPK apel qytetarëve: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni

Në kohën kur në vendin tonë po shënohet rritje e rasteve me coronavirus, Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i ka bërë apel qytetarëve për vaksinim dhe bartje të maskave në ambiente të mbyllura.

IKSHPK thekson se pandemia nuk ka mbaruar akoma, prandaj “rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19”.

Apeli i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni!

Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19.

#Vaksinohu!

Read Previous

Biblioteka e dorëshkrimeve që do të botohen pas 100 vjetësh

Read Next

Plazhet e Fierit, destinacion për qindra pushues vendas dhe të huaj