Igli Tare paraqitet në SPAK

Ish-drejtori sportiv i Milan-it, Igli Tare, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Kjo, në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”.

Ai është marrë nën hetim për veprën penale të pastrimit të parave, lidhur me një vilë në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi.

Sipas SPAK, vila, e cila figuron formalisht në emër të Igli Tares, dyshohet se është në pronësi indirekte të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Prokuroria pretendon se pasuria është përdorur si përfitim i parregullt dhe më pas është fshehur përmes Tares dhe personave të tjerë.

Hetimi lidhet me një procedurë tenderimi të zhvilluar gjatë kohës kur Balluku drejtonte Albcontrol.

Sipas akuzës së SPAK, kompania “Eurocol” është favorizuar në procedurën për rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol, ndërsa vila dyshohet se ka qenë pjesë e përfitimit të parregullt.

Prokuroria ka sekuestruar vilën dhe ka mbledhur prova që, sipas saj, lidhen me administrimin e pasurisë. Në dosjen hetimore përmenden edhe ndryshimi i kontratës së energjisë elektrike në emër të Tares dhe pagesa të faturave nga persona të lidhur me Ballukun.

Tare është marrë në pyetje nga hetuesit e SPAK dhe, sipas raportimeve, është shoqëruar nga avokati i tij. /Albanianpost.com

Read Previous

Nga Bayern Munich te një tjetër klub gjerman

Read Next

25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, Trump do të mbajë fjalim në Pentagon