Ibrahimovic për Haaland: Unë isha më i kompletuar, më i aftë me topin

Legjenda e futbollit suedez, Zlatan Ibrahimović, ka shkaktuar debat me deklaratat e tij të fundit, ku e ka krahasuar veten me sulmuesin e Erling Haaland, duke theksuar se ai ka qenë një lojtar më i kompletuar.

Ibrahimovic, i cili aktualisht punon si analist sportiv në Fox Sports, u pyet gjatë një transmetimi nëse Haaland ka arritur tashmë një nivel më të lartë se ai në karrierë.

Përgjigjja e tij ishte e prerë.

“Unë nuk jam i sigurt për këtë. Ai duhet të bëjë shumë më tepër për të arritur ‘fenomenin’,” tha Ibrahimovic.

Duke shpjeguar më tej dallimet mes tyre, suedezi vlerësoi aftësitë e Haaland si një sulmues tipik i zonës, por theksoi se ai vetë kishte një profil më të gjerë loje.

“Ai shënon gola dhe është një ‘vrasës’ në zonë. Por unë isha më i kompletuar, më i aftë me topin. Ai bën vetëm atë që duhet, nuk shpenzon energji për gjëra të tjera,” u shpreh Ibrahimovic.

Ai shtoi gjithashtu një koment që ka nxitur shumë reagime.

“E kam dëgjuar në një intervistë ku tha se ëndrra e tij është të prekë topin dy herë dhe të shënojë dy gola. Ndërsa unë ëndërroja të prekja topin dy herë dhe të shënoja tre gola”, pohoi Ibra.

Norvegjia e Erling Haaland do të nisë rrugëtimin e saj në Kupën e Botës me ndeshjen ndaj Irakut, ndërsa në grup do të përballet edhe me Senegalin dhe Francën. /RTKlive

Read Previous

27 vjet përkushtim ndaj sigurisë në Kosovë, Italia: Kontingjenti italian mbetet më i madhi në KFOR

Read Next

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Ekonomia shqiptare u rrit me 3,8%