I gjindet armë zjarri një nxënësi në një shkollë në Gjakovë

Drejtoria e Arsimit në komunën e Gjakovës ka bërë të ditur se në kuadër të planit të masave për ta rritur nivelin e sigurisë në shkolla, sot gjatë kontrollit nga personeli i SHMT Nexhmedin Nixha është gjetur një armë zjarri e cila i takonte një nxënësi të klasës XI.

Nga kjo shkollë janë njoftuar menjëherë organet e rendit, dhe tashmë me rastin në fjalë po merret Policia e Kosovës.

Ndërkaq për këtë rast kanë reaguar edhe nga SHMT ”Nexhmedin Nixha” , ku në reagimin e tyre thuhet se menaxhmenti i kësaj shkolle ka vlerësuar situatën dhe gjatë kësaj periudhe që nga muaji tetor, dhe se në vazhdimësi janë bërë kontrolla të vazhdueshme nëpër klasa dhe të gjithë nxënësve që u janë gjetur gjëra të palejueshme përmes rekomandimeve edhe te Komisionit Disciplinor të kësaj shkolle u janë shqiptuar masa ndëshkimore sipas legjislacionit në fuqi.

Read Previous

ASK tregon shifrën e familjeve që përfituan nga skema e ndihmës sociale

Read Next

​Moti sot në Kosovë