I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur të ndalojë zhvillimin e një “plani paqeje” për Ukrainën, për të zhvilluar bisedime me partnerët evropianë.

The Telegraph raporton se Keith Kellogg, i dërguari special i Trump për Ukrainën dhe Rusinë, u premtoi diplomatëve evropianë se do të konsultohej me aleatët e NATO-s përpara se të finalizonte “planin e paqes”.

Kellogg ka premtuar se do të zhvillojë bisedime me “kryeministrat dhe presidentët” e shteteve të NATO-s, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, elementë të “planit të paqes” thuhet se do të prezantohen në Konferencën e Sigurisë në Mynih këtë fundjavë – pavarësisht se Kellogg më parë deklaroi se nuk do ta bënte këtë.

Plani mund të përfshijë mbështetje të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën në këmbim të qasjes në burimet e saj minerale.

Burimet e The Telegraph, thonë se Kellogg siguroi partnerët evropianë për synimin e SHBA për të forcuar pozicionin e Ukrainës në çdo negociatë të ardhshme me Rusinë. /Telegrafi/

Read Previous

Vendimi i Trumpit për USAID-in mund të vrasë miliona njerëz

Read Next

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së