Hungaria certifikon vaksinën kineze, pritet të filloj përdorimi i saj

Sipas njoftimeve të mediave amerikane, më 1 prill, Instituti Kombëtar i Barnave dhe Ushqimit i Hungarisë i dha zyrtarisht certifikatën GMP të BE-së vaksinës së COVID-19 të prodhuar prej Institutit të Produkteve Biologjike të Pekinit pranë grupit “Sinopharm” të Kinës, që tregon se ky institut ka plotësuar standardet e GMP-së dhe vaksina e prodhuar prej tij mund të përdoret pas kontrollit. Me këtë do të rritet forca konkurruese e vaksinave të prodhuara nga Kina në tregun e BE-së.

Vaksina e Institutit të Produkteve Biologjike të “Sinopharm”-it është e para që merr certifikatën GMP, duke shënuar hapin e parë që vaksina kineze e koronavirusit të ri të bëhet produkt publik global.

Nga 13 deri më 15 prill 2021, Instituti Kombëtar i Barnave dhe Ushqimit i Hungarisë zhvilloi një audit GMP lidhur me Institutin e Produkteve Biologjike të “Sinopharm”-it të Kinës. Pas auditit, Instituti Kombëtar i Barnave dhe Ushqimit i Hungarisë vlerësoi se vaksina e prodhuar nga Instituti i Produkteve Biologjike i “Sinopharm”-it përputhet me standardin e BE-së dhe miratoi përdorimin urgjent të saj. Më 3 mars, Instituti i Produkteve Biologjike i “Sinopharm”-it u paraqiti organeve përkatëse hungareze raportet vijuese.

Read Previous

Osmani në takimin me Kosnett: Do punojmë për krijimin e një platforme të mirëfilltë të dialogut me Serbinë

Read Next

Gjysmëfinale e Kupës së Kosovës: Llapi fiton ndaj Prishtinës, Dukagjini mposht Istogun në udhëtim