Humbja e Man United ndaj Young Boys, reagon Ronaldo

Cristiano Ronaldo është deklaruar rreth humbjes së Manchester United qysh në startin e Ligës së Kampionëve ndaj Young Boys.

Djajtë e Kuq u mposhtën 2-1 në udhëtim te skuadra zvicerane, me yllin portugez që shënoi golin e vetëm për ekipin e tij.

Përmes rrjeteve sociale, 36-vjeçari bëri të ditur se ata nuk morën rezultatin që dëshiruan, por që tani do të fokusohen në ndeshjen e radhës.

“Nuk ishte rezultuar që e kërkonin, por tani do të rikuperohemi dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës”, ka shkruar Ronaldon në rrjetet sociale.

Ylli portugez u largua nga fusha në minutën e 72-të, duke liruar vendin për Jesse Lingard, derisa kërkoi arsye nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer se përse e bëri atë veprim.

Madje edhe tifozët në rrjetet sociale e kritikuan strategun për atë vendin, pas anglezi nuk është duke u përshtatur në strategjitë e skuadrës, përkundër një forme të mirë të kaluar te West Ham United edicionin e kaluar. /Telegrafi/

Read Previous

​KEDS investon miliona euro në digjitalizimin e nënstacioneve, shkak përmirësimi i shërbimeve

Read Next

Qytetet me më së shumti të vaksinuar në Kosovë, Gjakova ndër to