Humb jetën një person, u rrokullis me traktor

Një person ka humbur jetën ditën e diel në Rahovec, pas rrokullisjes me traktor.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në një fushë-arë.

“Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Read Previous

Shqiptarja që jeton në Izrael: Çdo shtëpi këtu ka një dhomë të blinduar, ruhemi nga sulmet

Read Next

Kraske: Borrell dhe Lajçak të japin dorëheqje