Hull: Qyteti britanik që po rilind nga deti dhe historia e tij 800-vjeçare detare

Copyright: Christopher Fenton / Amazing Aerial Agency

Në çdo qoshe të qytetit Hull, ndjehet fryma e detit. Një anije e shekullit XVIII e shndërruar në erëmatës, një stemë mbretërore me spirancë të përmbysur mbi një zyrë të vjetër tregtare, apo madje edhe peshq të gdhendur në kalldrëmet e ish-dokeve – çdo detaj i vogël është një nderim për trashëgiminë detare që i ka dhënë formë këtij qyteti për 800 vjet.

I vendosur në grykëderdhjen e fuqishme të lumit Humber, Hull ka jetuar gjithmonë në ritmin e detit. Dikur pjesë e Lidhjes Hanseatike dhe i pagëzuar Kingston-upon-Hull nën mbretin Edward I në shekullin XIII, qyteti lulëzoi falë tregtisë, peshkimit dhe industrisë së balenave.

Në shekullin XX, pas rënies së industrisë detare, fama e Hull u zbeh. Poeti kombëtar Philip Larkin, që jetoi aty për dekada, e quajti dikur “një vend të frikshëm, të ftohtë dhe që mban erë peshku”. Megjithatë, ai vetë përfundoi duke e dashur qytetin dhe frymën e tij sfiduese – një ndjenjë që sot përshkon çdo rrugë të Hull-it modern.

Visit Hull: Best of Hull Tourism | Expedia Travel Guide

Pas dekadash në hije, Hull po përjeton një rilindje urbane. Një program i madh rindërtimi, që do të përfundojë në vitin 2026, ka rikthyer shkëlqimin e arkitekturës së tij viktoriane dhe gjeorgjiane. Muze, doke dhe anije të ruajtura po e sjellin në jetë historinë detare të qytetit, ndërsa zonat dikur industriale si Fruit Market dhe Humber Street janë shndërruar në qendra plot jetë, me restorante, kafene, galeri arti dhe dyqane lokale.

Rikthimi më i madh pritet të jetë ai i Muzeut Detar të Hull-it, që do të hapet në verën e 2026-s, pas gati një dekade restaurimi. Mijëra artefakte do të ekspozohen në ambiente të reja interaktive, dhe një shtig i trashëgimisë historike do t’i lidhë me muze të tjerë përmes instalacioneve artistike dhe paneleve informuese në rrugë.

Në oborrin e North End Shipyard, vizitorët do të mund të shohin Arctic Corsair, anijen peshkimi të viteve ’60, të njohur si “Cutty Sark e Hull-it”, ndërsa në Marinën e Hull-it, Spurn Lightship – fari lundrues i restauruar – ofron një turne vetë-udhëhequr për të zbuluar jetën në det.

840+ City Of Hull Yorkshire England Stock Photos, Pictures & Royalty-Free Images - iStock

Rrugicat me kalldrëm të Old Town Hull kanë mbijetuar mrekullisht nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore. Shtëpitë elegante gjeorgjiane dhe zyrat e vjetra tregtare e bëjnë këtë zonë një vend të përkryer për shëtitje – aq autentike, sa shpesh përdoret si skenografi për filmat e epokës viktoriane.

Në një kënd të vogël të qytetit, kopshti “Nelson Mandela Ornamental Garden” ruan shtatoren e Gandhit, përballë shtëpisë ku u lind Wilberforce në vitin 1759. Brenda, muzeu që mban emrin e tij tregon historinë e lëvizjes britanike për fundin e skllavërisë. Afër ndodhen edhe Streetlife Museum dhe Hull & East Riding Museum of Archaeology, që dokumentojnë jetën detare dhe historinë e hershme të rajonit.

Falë ringjalljes urbane, Hull ka zhvilluar një skenë gastronomike të larmishme dhe moderne. Në zonën Fruit Market, mes magazinave të viteve 1940, mund të gjeni Flour & Feast, një furrë të famshme për petullat e buta, rolet e brumit me sallam dhe fokaçet kreative; Humber Fish Co, që shërben midhje të Detit të Veriut dhe peshk të freskët; si dhe Cuban Pete’s, të njohur për darkat e së dielës me shije latine.

Hull, Yorkshire 2026: When to visit, where to stay, and what to do | National Geographic

Në qoshen e rrugës, Thieving Harry’s ofron kafe të shkëlqyer dhe mëngjes anglez tradicional me pamje nga marina.t.

Ndërkohë, Tapasaya ofron kuzhinë indiane bashkëkohore në një ambient elegant përballë marinës, dhe në tregun historik Trinity Market, kioska e saj shërben wrap-e paneer tikka dhe ushqim të shpejtë aziatik.

Për një përvojë më tradicionale, pub-et si Ye Olde Black Boy, Fretwells dhe The Lion & Key janë ndalesa të domosdoshme për një birrë artizanale dhe një byrek tipik britanik.

Hull është një qytet kompakt dhe miqësor për ecje në këmbë. Nga King’s Cross në Londër, udhëtimi me tren zgjat rreth 3 orë. Aeroporti më i afërt është Leeds Bradford, ndërsa për fluturime ndërkontinentale, Manchester Airport është zgjedhja më e mirë.

Për ata që duan të zbulojnë edhe mooret, luginat dhe qytetet bregdetare të Yorkshire-it, rekomandohet marrja e një makine – sepse në Anglinë veriore, çdo devijim është pjesë e udhëtimit. /Albanianpost.com

Read Previous

Shqipëria drejt epokës së re të sigurisë digjitale

Read Next

Mbarëvajtja e zgjedhjeve shihet në BE si mundësi për heqjen e masave